Shkup, fillon aksioni i zhvendosjes së tezgave ilegale tek Tregu i Gjelbër

Shkupi

Shkup, fillon aksioni i zhvendosjes së tezgave ilegale tek Tregu i Gjelbër

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 15:14
Shkup

Shërbimet kompetente të NP “Parkingje në Komunën Qendër” në koordinim me SPB Shkup dhe inspektorët e Komunës Qendër, kanë filluar aksionin për zhvendosjen e tezgave ilegale të vendosura në Tregun e Gjelbër.

Nga NP “Parkingje në Komunën Qendër” thonë se aksioni zbatohet me kërkesë të banorëve që banojnë në objektet përreth.

“Ky aksion bëhet me qëllim që të pastrojmë zhurmën dhe parkingjet dhe për të mbrojtur sigurinë e lëvizjes, si dhe për të parandaluar rrezikun për shëndetin e banorëve, blerësve dhe shitësve, për shkak të shit-blerjes që bëhet në kushte jo-higjienike”, thonë nga NP.

Ata shtojnë se ky aksion do të zbatohet rregullisth dhe tregtarët ilegal do të dënohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat