“Ninxha” paraqitet në Gjykatën Penale në Shkup

Shkupi

“Ninxha” paraqitet në Gjykatën Penale në Shkup

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 15:10
Vasilevski-Ninxha

Aleksandar Vasilevski-Ninxha, njëri nga të akuzuarit për dhunën e ndodhur më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvend, pas plot 5 muaj arrati është paraqitur me dashje sot në Gjykatën Penale, ku për momentin po vazhdon gjykimi ndaj akuzuarve të tjerë për dhunën e ushtruar ndaj deputetit Ziadin Sela.

Më pas nga Gjykata Penale ai u dërgua në burgun e Shutkës.

Sipas prokurorisë, ai mobilizoi njerëzit për të hyrë me dhunë në Kuvend. Ninxha filloi të mobilizojë turmën për në Kuvend pas marrjes së një telefonate nga Vjena.

Rastësisht ose jo, në Vjenë të Austrisë më 27 prill të vitit të kaluar, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ndodheshe atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat