Shqiptohen gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion në Shkup, konfiskohen dy motoçikleta

Shkupi

Shqiptohen gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion në Shkup, konfiskohen dy motoçikleta

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 12:29
Foto ilustruese

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup ka realizuar dhe një aksion tjetër për parandalimin e garave të egra të natës.

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë ndërmarrë 135 masa për shkelje komunikacioni, nga të cilat janë dhënë 77 gjoba dhe janë konstatuar 58 shkelje komunikacioni, që përfshihen në Ligjin për siguri të komunikacionit dhe Ligjin për automjetet.

Gjithashtu, janë konfiskuar dy motoçikleta për të cilat dyshohet se janë të përgatitura me sisteme të veçanta që nuk përfshihen në Nenin 53 të Ligjit për automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat