Shkup, ngasje me shpejtësi të madhe, policia nuk fal

Shkupi

Shkup, ngasje me shpejtësi të madhe, policia nuk fal

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 11:30
Ilustrim

Në territorin e Qytetit të Shkupit në 24 orët e fundit kanë ndodhur nëntë aksidente në të cilat një është me lëndime të rënda trupore, në tre aksidente pjesëmarrësit kanë marrë lëndime trupore, ndërsa pesë janë vetëm me dëme materiale.

Sipas raportit policor të SPB Shkup, 61 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 44 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni nga të cilët tetë për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 23 pa e marrë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, gjashtë shoferë fillestarë…

Nga komunikacioni policia ka përjashtuar 20 automjete edhe atë për shkak të parregullsive teknike dhe 17 sepse ishin të paregjistruara.
Në mënyrë të parregullt janë parkuar 234 automjete, ndërsa karrotreci ka marrë 73 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat