Hidhen poshtë akuzat e Kongresit Botëror Maqedonas ndaj Zaevit e Dimitrovit - Bota Sot
Hidhen poshtë akuzat e Kongresit Botëror Maqedonas ndaj Zaevit e Dimitrovit

Shkupi

E mërkurë, 15 gusht 2018

Hidhen poshtë akuzat e Kongresit Botëror Maqedonas ndaj Zaevit e Dimitrovit

Më: 29 maj 2018 Në ora: 20:29
Zoran Zaev

Prokuroria e Shkupit i hodhi poshtë paditë penale të Kongresit Botëror Maqedonas (KBM) ndaj kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Zaev e Dimitrov u akuzuan për njollosje të namit të Maqedonisë, tallje me popullin maqedonas dhe bashkësitë etnike, për tradhti, rrezikim të pavarësisë, bashkëpunim armiqësor, keqpërdorim të pozizës zyrtare dhe kompetencave dhe autokraci.

Ata u paditën edhe për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.

Prokuroria vlerësoi se nuk janë plotësuar elementet kyçe të arsyes së kallëzimeve penale, e as ndonjë vepre tjetër për të cilat u akuzuan Zaev e Dimitrov.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test