Aksident komunikacioni në Shkup, lëndohen dy persona - Bota Sot
Aksident komunikacioni në Shkup, lëndohen dy persona

Shkupi

E shtunë, 18 gusht 2018

Aksident komunikacioni në Shkup, lëndohen dy persona

Më: 27 maj 2018 Në ora: 15:55
Ilustrim

Dy bashkëudhëtare janë lënduar në një aksident komunikacioni që sot në mëngjesi ndodhi në udhëkrqyqin e rrugëve “Panajot Ginovski” dhe “Boris Sarafov” në Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, në aksidentin mes makinave “Opel Astra” me targa të Gostivarit e drejtuar nga J.J (60) nga Gostivari dhe makinës “Opel Vivaro” me targa të Shkupit e drejtuar nga I.S (64) nga Saraj, lëndime kanë marrë bashkëudhëtarët në makinën “Opel Astra” F.A (51) nga Dibra dhe B.S (54) nga Gostivari.

Ata me Ndihmën e Shpejtë janë dërguar në spitalin “8 Shtatori” në Shkup, ku ju është dhënë ndihma mjekësore.

Hetime në vendin e aksidentit kanë kryer ekipi i SPB Shkup.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test