Bashkia e Shkupit u kundërpërgjigjet tregtarëve në lidhje me zhvendosjen e tyre - Bota Sot
Bashkia e Shkupit u kundërpërgjigjet tregtarëve në lidhje me zhvendosjen e tyre

Shkupi

E diel, 27 maj 2018

Bashkia e Shkupit u kundërpërgjigjet tregtarëve në lidhje me zhvendosjen e tyre

Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:16
Petre Shilegov

Bashkia e Shkupit nuk do të heq dorë nga zhvendosja e shitësve nëpër trotuaret e Bit Pazarit pasi që pengojnë zhvillimin normal të komunikacionit.

Kështu shprehet kryebashkiaku Petre Shilegov, i shoqëruar në konferencë shtypi nga kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Ata u bënë ftesë shitësve ilegalë të cilët tash e disa ditë protestojnë duke i bllokuar rrugët, që të pranojnë propozimin e Bashkisë, dhe të vazhdojnë të punojnë, duke i shfrytëzuar lehtësimet e ofruara.

Shilegov sqaroi se bëhet fjalë për një numër prej 30 shitësve, të cilëve u janë ofruar tezga falas.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test