Ministria e Arsimit dënon rrahjen e nxënësit nga mësuesi në Butel të Shkupit - Bota Sot
Ministria e Arsimit dënon rrahjen e nxënësit nga mësuesi në Butel të Shkupit

Shkupi

E shtunë, 18 gusht 2018

Ministria e Arsimit dënon rrahjen e nxënësit nga mësuesi në Butel të Shkupit

Më: 9 maj 2018 Në ora: 21:15
Shkup

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e dënoi incidentin që ndodhi në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski”, ku në mënyrë të pamëshirshme është rrahur një nxënës i klasës së VII-të nga mësimdhënësi i tij në shkollën e lartpërmendur.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se presin sanksionim kundër mësimdhënësit.

“Besojmë se çdo situatë dhe konflikt mund të zgjidhet në rrugë të qetë, me bisedë dhe jo me zënka fizike dhe sulme. Dëmi është edhe më i madh kur nuk bëhet fjalë për incident mes nxënësve, por mes mësimdhënësit dhe nxënësit. Apelojmë deri te të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit, problemet me të cilat ballafaqohen, konflitet ti zgjidhin në prezencë dhe me ndihmë të shërbimit psiko-pedagogjik në shkollë”, thonë nga MASH.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test