Humb jetën 25 vjeçari në rrugën Shkup - Veles, shoku i tij humbi kontrollin me makinë - Bota Sot
Humb jetën 25 vjeçari në rrugën Shkup - Veles, shoku i tij humbi kontrollin me makinë

Shkupi

E diel, 27 maj 2018

Humb jetën 25 vjeçari në rrugën Shkup - Veles, shoku i tij humbi kontrollin me makinë

Më: 8 maj 2018 Në ora: 13:07
Ilustrim

Dje rreth orës 18:44 në autostradën Shkup - Veles, para Katllanovës, një veturë "Fiat Punto" me targa të Shkupit, e drejtuar nga 21 vjeçari S.T nga Shkupi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Bashkëudhëtarë me të ishin M.T (25), F.J (18) dhe K.K (25), të gjithë nga Shkupi.

Lëndime të rënda ka marë M.T i cili me veturë të ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Klinike "Shën Naum Ohridski", por gjatë rrugës nuk ka mundur t'u bëjë ballë lëndimeve me çka ka ndëruar jetë. Vdekja është konstatuar nga ana e mjekut. Me lëndime të rënda ka përfunduar K.K, ndërsa F.J është lënduar më lehtë. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test