Policia jep detaje për zbulimin e laboratorit të marihuanës në Shkup - Bota Sot
Policia jep detaje për zbulimin e laboratorit të marihuanës në Shkup

Shkupi

E mërkurë, 15 gusht 2018

Policia jep detaje për zbulimin e laboratorit të marihuanës në Shkup

Më: 28 prill 2018 Në ora: 16:47
Ilustrim

 Sektori për Punë të Brendshme ka gjetur 6.4 kilogram marihuanë dhe 203 saksi të kanabisitnë lagjen Aerodrom dhe fshatin Moranë të Shkupit. Deri tek Prokuroria Themelore Publike kanë dorëzuar padi penale ndaj dy personave me iniciale S.K. 25 vjeç dhe G.K. 28 vjeç, për “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”. Të dyshuarit janë arrestuar dhe dorëzuar në stacionin policorë në Gazi Babë.  Ata gjatë këtij viti në mënyrë të paligjshme kanë blerë dhe instaluar sistemin laboratorik për prodhimin e kanabisit, nga e cila pas rritjes mund të fitohen lëndë narkotike si marihuana dhe të ngjashme, të cilën e kanë përgatitur për shitje në rajonin e Shkupit.

SEKRATARIATI PËR PUNË TË BRENDSHME

“Përmes urdhërit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, është kryer kontroll në vilën qëgjendet në fashtin Moranë të Shkupit, në pronësi të L.K. ndërsa e përdorur edhe nga djali i tij. Gjatë kontrollit në vilë janë gjetur 202 saksi të mbjellura me kanabis me lartësi të ndryshme, 5 tuba plastike me lëng, si dhe një sistem të instaluar dmth një laborator për kultivimin e barnave narkotike – dy pajisje digjitale, një pompë përsktaëse, kondicioner të ajrit, 20 llampa elektrike për llambat, tre kohëmatës, dy llamba diodike LED, një petë roll, një shtresë prej alumini dhe dy kontejnerë plastik me kapak”.

Më pas, siç njofton policia, është kryer kontroll edhe në shtëpinë e të dyshuait tjetër në lagjen Aerodrom.

SEKRATARIATI PËR PUNË TË BRENDSHME

“Më 25 prill, pas marrjes së informacioneve operative se të denoncuarit, pra kryerësit e evidentuar të veprave të tjera penale, po merren me prodhim dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve,  nga ana e Gjykatësit të  procedurës paraprake është lëshuar një urdhër kërkimi në shtëpinë etë denoncuarit me iniciale S.K. në lagjen Aerodrom. Nga ana e Njësisë për Trafikim të Paligjshëm në SPB-Shkup, është kryer kontroll pas çka është kapur edhe i denoncuari i dytë”.

Nga MPB thonë se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë marrë një pako me marihuanë, një enë plastike me tre bimë mbjellëse me kanabis, një kuti kartoni që përmban nëntë paleta për prodhimin e fidanëve, si dhe sende të tjera që përdoren për kultivimin e marihuanës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test