Arrestohet plaçkitësi i një barnatore në Çento të Shkupit

Shkupi

Arrestohet plaçkitësi i një barnatore në Çento të Shkupit

Më: 22 prill 2018 Në ora: 12:43
Ilustrim

Policia ka gjetur dhe ka arrestuar vjedhësin, i cili me armë zjarri kërcënoi dhe kreu vjedhje të rëndë në një barnatore në lagjen Çento në Shkup.

MPB njofton se deri tek Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar padi penale kundër 40-vjeçarit D.M nga Shkupi.

“I padituri më 9 prill, është futur në barnatoren në rrugën “Maxhari” në Çento dhe duke kërcënuar punëtoren ka marrë 18.900 denarë”, thonë nga MPB.

Ata më tej shtojnë se është kryer kontroll në shtëpinë e tij dhe është gjetur veshja të cilën e ka poseduar ditën që ka kryer veprën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat