Bashkia e Shkupit do të subvencionojë blerje të biçikletave

Shkupi

Bashkia e Shkupit do të subvencionojë blerje të biçikletave

Më: 11 prill 2018 Në ora: 18:56
Ilustrim

Bashkia e Shkupit ka marrë vendim për subvencionimin e qytetarëve të cilët do të blejnë biçikleta.

Shuma e përgjithshme është 10 milionë denarë (mbi 160 mijë euro), kurse çdo subvencionim do të bëhet me nga 3000 denarë (rreth 50 euro).

Ulja e shifrës së subvencionimit është bërë që të përfshihen sa më shumë qytetarë në këtë program.

Të drejtë aplikimi kanë qytetarët e Shkupit, që duhet të dorëzojnë kërkesën, dëshmi që janë banorë të Shkupit, kopje letërnjoftimi, kopje të xhirollogarisë, dhe dëshmi që është kryer blerja, me fakturë ose kopje të kuponit fiskal, përfshi një certifikatë nga banka, me datën e thirrjes publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat