Matthew Nimetz me letër zyrtare për Shkupin dhe Athinën

Shkupi

Matthew Nimetz me letër zyrtare për Shkupin dhe Athinën

Më: 11 prill 2018 Në ora: 10:27
Matthew Nimetz

Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit mes Shkupit dhe Athinës, Matthew Nimetz, u ka dërguar një letër zyrtarëve të dy shteteve në të cilën përmbledh rezultatet, marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet për këtë kontest, para raundit të ri të negociatave në Vjenë.

Siç njoftojnë mediat greke, në letër Nimetz shkruan se pengesa më e madhe në këtë fazë të bisedimeve janë ndryshimet kushtetuese, që kërkohen nga pala greke.

“Athina e vendos atë si parakusht bazik për arritjen e një marrëveshjeje, por Shkupi vazhdon të ruajë identitetin, gjuhën në Kushtetutën e vendit. Sa i përket kontestit, linja bazë e bisedimeve greke është që emri i ri të përdoret si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe kjo të reflektohet në një ndryshim të Kushtetutës së IRJM-së”, thuhet në letrën e Nimetz.

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, këtë të enjte pritet të udhëtojë në Ohër ku do të ketë takim me Nikolla Dimitrovin, ndërsa pritet të bëhet edhe hap më i madh për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Ky pritet të jetë takimi i tretë brenda një muaji mes Dimitrovit dhe Kotziasit, pasi ky i fundit para disa ditës qëndroi për vizitë në Shkup, ndërsa takimi i fundit u realizua në Vjenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat