Paditë e qytetarëve bllokojnë xhirollogaria e Klinikës gjinekologjike-akusherike në Shkup

Shkupi

Paditë e qytetarëve bllokojnë xhirollogaria e Klinikës gjinekologjike-akusherike në Shkup

Më: 4 prill 2018 Në ora: 11:03
Ilustrim

Nga dita e hënë, xhirollogaria e Klinikës gjinekologjike-akusherike në Shkup është bllokuar, si pasojë e padive të familjeve të dëmtuara.

Shifra e borxhit shkon në 410 mijë euro dhe bëhet fjalë për rast të vitit 2008, kur disa bebe pësuan dëmtim të shikimit, si rezultat i diagnostifikimit të vonuar të retinopatisë.

Atëkohë, përgjegjësit thanë se nuk kishte protokoll për vizitë të mjekut të syve për të porsalindurit.

Nga ana tjetër, Klinika ka filluar fushatë për mbledhje donacionesh nga qytetarët, përmes një numri telefonik.

Megjithatë, nëpër rrjetet sociale qytetarët thonë se nuk është etike që të kërkohen para përderisa klinika financohet nga buxheti i shtetit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat