Opozita greke për bisedimet për emrin: Kocias ateroi në Shkup, edhe kaq…

Shkupi

Opozita greke për bisedimet për emrin: Kocias ateroi në Shkup, edhe kaq…

Më: 2 prill 2018 Në ora: 17:17
Ilustrim

Opozita greke ka vazhduar kritikat në adresë në Qeverisë së Greqisë në lidhje me negociatat për kontesitin bilateral për emrin.

Partia Demokracia e Re akuzon Qeverinë e Aleksis Ciprasit se nuk ka informuar partitë politike për rrjedhën e bisedimeve. Jorgos Kumucakos nga kjo parti, në një intervistë për gazetën “Eleftero tipos”, skeptik për zgjidhjen e kontestit, ka thënë se në negociata vetëm se konfirmohet qorr-sokakun.

“Ajo çfarë mund të dijmë, po dëshmohet se ka komplikim serioz. Në thelb, vizita e Kocijasit në vendin fqinj filloi dhe mbaroi me aterimin në aeroportin në Shkup. Përkrah kësaj, deklarata publike e keqe dhe sipërfaqësore e kryeministrit prej në Bruksel për emër konkret “e përmbylli” qorr-sokakun që u dëshmua gjatë vizitës së Kocijasit”, thotë Jorgos Kumucakos, Demokracia e Re.

Ndërkohë, shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas, ka filluar sot ciklin e takimeve të ndara me partitë politike për t’i informuar ato për bisediemt në Vjenë dhe rrjedhën e negociatave për emrin. Takimin e para e ka zhvilluar me sekretarin gjeneral të Partisë Komuniste të Greqisë, Dimitris Kucubas, i cili ka zgjatur pothuajse dy orë. Takimi ka përfunduar pa deklarata për media.

Takimi i ardhshëm i këtij lloji pritet të ndodh me liderin e partisë REKA. Gjatë ditës së nesërme, Kocijas do të takoj lideren e PASOK-ut dhe Lëvizjës për ndryshime, Fofi Genimata dhe presidentin e Lidhjes së centralistëve, Vasilis Levendis. Ndërkaq, takimi i fundit do të zhvillohet me përgjegjësin për politikë të jashtme të Demorkacisë së Re, për shkak se lideri i saj, Kirjakos Micotakis ka refuzuar që të takohet me Kocijasin dhe ka kërkuar të informohet personalisht nga kryeministri. Por, ky takim nuk është caktuar zyrtarisht deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat