Shkup, denoncim i rrejshëm për bombë të vendosur në një kafene

Shkupi

Shkup, denoncim i rrejshëm për bombë të vendosur në një kafene

Më: 1 prill 2018 Në ora: 17:07
Ilustrim

Mbrëmë në stacionin policor Qendër është bërë denoncim i rrejshëm për bombë në një kafe bar në rrugën “Metropolit Teodosij Golloganov”.

MPB informon se një person i panjohur mashkull është paraqitur  rreth 55 minuta pas mesnate në stacionin policor dhe ka raportuar se kishte vendosur bombë në një kafene dhe se bomba do të shpërthejë për gjysmë ore.

Ekip policor ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka evakuuar njerëzit që ishin në kafene dhe objektet përreth, por pas kontrolleve të kryera, u konstatua se kjo ishte një denoncim i rrejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat