”Toplik” dhe ”Total” edhe sot në gjykatën e Shkupit

Shkupi

”Toplik” dhe ”Total” edhe sot në gjykatën e Shkupit

Më: 30 mars 2018 Në ora: 09:01
Shkup

Në Gjykatën penale në Shkup sot do mbahen seanca për rastet e hapura të PSP-së, ”Toplik” dhe ”Total”.

Në bankën e të akuzuarve sot do të ulen Mile Janakieski dhe pesë të akuzuar tjerë për një vend për ndërtim në Sopishte dhe ky rast është për ”Toplik”.

Ndërsa për rastin ”Total” para gjykatës duhet të shfaqet gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas për fshehje të tatimit.

Seancat e sotme mbahen për shkak të mungesës së të akuzuarve në seanca tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat