Bashkia e Shkupit do të largojë tezgat ilegale në Bit Pazar

Shkupi

Bashkia e Shkupit do të largojë tezgat ilegale në Bit Pazar

Më: 27 mars 2018 Në ora: 14:33
Ilustrim

Bashkia e Shkupit dhe Komuna e Çairit njoftojnë se me ndihmën e esnafëve të Çarshisë së Vjetër dhe Dhomën e Tregëtisë së Republikës së Maqedonisë do të lirojnë rrugët dhe trotuaret e Bit Pazarit nga të gjitha pengesat që pengojnë rrjedhat normale të trafikut në të cilën marrin pjesë veturat, biçikletat dhe këmbësorët në Bit Pazar.

Aksioni është paraprë sipas planit për urbanizëm në këtë territor ku do të ketë stacione të reja për taksi, do të mbjellën pemë, do të vendosen sipërfaqe të gjelbërta dhe shtylla mbrojtëse në trotuaret në të dy anët e bulevardit.

Për këtë qëllim, zëdhënësi i Bashkisë së Shkupit Valon Salihu, tha se është paraparë të hiqen të gjitha tezgat jo-legale që në mënyrë të paligjshëm janë vendosur në afërsi të Bit Pazarit.

Përveç urbanizimit të kësaj pjese në Bit Pazar, është paraparë të rregullohen dhe ndriçohet Çarëshija e Vjetër e Shkupit.

Qëllimi jon ësht që të ngritim lidhje partneriteti, ku askush nuk do të jetë i dëmtuar, as tregtarët, as pjesëmarrësit në trafik. Shkupi është qytet për të gjithë dhe për këtë arsye punojmë me zell për të gjithë bashkëqytetarët tanë. Të gjithë jemi të barabartë para ligjeve dhe të gjithë do të përfitojmë nga ky veprim i koordinuar në më shumë istitucine shtetërore dhe organizimet tregtare”, tha Salihu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat