Urë e re në Vardar, mes Aerodromit dhe Gazi Babës në Shkup

Shkupi

Urë e re në Vardar, mes Aerodromit dhe Gazi Babës në Shkup

Më: 23 mars 2018 Në ora: 15:17
Ilustrim

Për 24 muaj do të ketë urë të re e gjatë 120 metra në bulevardin “Asnom” tek hoteli “Rusia”, ndërsa projekti në fjalë gjithashtu parasheh zgjerimin e bulevardit në gjatësi prej 2.107 metra.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, në konferencë për shtyp tha se projekti do të kushtojë 7,5 deri në 8 milionë euro.

“Ky projekt është paraparë në planin e përgjithshëm irbanistik prej vitit 1965, ndërsa deri tani askush në bashki nuk ka përgatitur dokumentacione planore. Ura e re do të na mundësojë të udhëtojmë më shpejtë dhe më sigurtë”, tha Shilegov.

Ai shtoi se koridoret në qytetet do të bëhen edhe linja të reja për autobusët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat