Shilegov: Qytetarët e Shkupit nuk do të paguajnë fatura të larta të ujit

Shkupi

Shilegov: Qytetarët e Shkupit nuk do të paguajnë fatura të larta të ujit

Më: 20 mars 2018 Në ora: 10:06
Petre Shilegov

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, informoi se qytetarët nuk do të paguajnë fatura të larta për ujin si dhe uji i pijshëm nga burimi “Rashçe” nuk do të përdoret për qëllime industriale.

“Këshilli i Qytetit ka miratuar masë për shtrenjtimin e ujit i cili deri më tani është shfrytëzuar falas për kapacitetet e Hekuranës – Shkup. Ne kemi siguruar fonde të mjaftueshme, por analizat e brendshme financiare që i kemi bërë ndërmarrjes publike, lejojnë që qytetarët e Shkupit të mos marrin fatura të larta për ujin”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Drejtori i ndërmarrjes “Ujësjellësi dhe Kanalizime” informoi se qytetarët në dy muajt e ardhshëm mund të paguajnë borxhet pa interes.

“Qyteti i Shkupit ka ujë të pijshëm të pastër dhe në të njëjtën kohë dëshiroj të njoftoj aksionin që kemi si kompani publike, në dy muajt e ardhshëm. Qytetarët e Shkupit dhe klientët tanë do të mund të paguajnë borxhet e tyre pa kamatë në këste duke filluar nga 1- Prilli deri në muajin maj, “tha Dushko Veskovski, drejtor i NP” Ujësjellësi dhe Kanalizime”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat