Përmbytjet në Durrës, pezullohet mësimi në disa shkolla

Shkupi

Përmbytjet në Durrës, pezullohet mësimi në disa shkolla

Më: 19 mars 2018 Në ora: 12:39
Përmbytjet në Durrës

Moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu po krijon probleme në Durrës, ku është pezulluar procesi mësimor në disa shkolla.

Bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare “Met Hasa” në Porto Romano ku nxënësit janë izoluar brenda godinës ndërkohë që oborri është nën ujë.

Ndërkohë mësimi është pezulluar dhe te shkolla “Neim Babameto” në Spitallë. Edhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka njoftuar sot pezullimin e procesit mësimor.

Disa lagje të qytetit bregdetar janë nën pushtetin e ujit dhe qarkullimi i automjeteve është vështirësuar ndjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat