Ndihmës sekretari Wess Mitchell viziton Shkupin për të kumtuar porositë e SHBA-ve

Shkupi

Ndihmës sekretari Wess Mitchell viziton Shkupin për të kumtuar porositë e SHBA-ve

Më: 13 mars 2018 Në ora: 09:11
Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell do të mbërrij sot në Maqedoni, për të realizuar disa takime me krerët shtetëror të vendit.

Siç ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në takime me të dërguarin amerikan do të diskutohet edhe për çështjen e emrit.

Pritet që Mitchell të sjell porosinë e SHBA-ve për mbështetje në integrimet euro-atlantike, për të zgjidhur çështjen e emrit, por edhe për të zbatuar reformat që forcojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit në vend.

Mitchell do të takohet me Kryeministrin Zoran Zaev, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat