Shpeshtohen anketat rreth çështjes së emrit

Shkupi

Shpeshtohen anketat rreth çështjes së emrit

Më: 11 mars 2018 Në ora: 18:33
Shkup

Anketat përmes të cilave merret opinioni publik rreth një çështje të caktuar, aktualisht rreth zgjidhjes së çështjes së emrit kohëve të fundit me vetë intensifikimin e negociatave, janë shpeshtuar. Por kjo dukuri sipas ekspertëve mund të ndikoj në mbarëvajtjen e procesit negociues.

“Mendoj se duhet të reduktohen këto anketa, sepse bëhet fjalë për një proces shumë senzitiv. Mendoj se edhe opinioni duhet të jetë i përmbajtur të mos pranojë çfarëdo rezultati ankete për valid, të nxitet, të kritikojë ose të mbështesë”, tha Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.

Qendrat e hulumtimit publik duhet të jenë në kuptimin metodologjik të kujdesshme se cilat çështje i trajtojnë dhe i hulumtojnë, sepse konsideroj që në këtë moment përveç negociatorëve të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejtë dhe kryeministrat e vendit nuk ka shumë informacione se cilat janë opsionet në tavolinë për zgjidhje. Dhe shpesh mendoj se disa anketa apo tentime për matjen e opinionit publik mund ta vështirësojnë procesin – tha Sefer Tahiri, Komunikolog.

Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” thotë se këto anketa bëhen për motive të ndryshme dhe se është shumë i rëndësishme fakti se kush është porositësi i anketës. Ndërsa komunikologu, Sefer Tahiri i rekomandon Qeverisë të punojë për zgjidhjen e emrit pavarësisht rezultateve të anketave.

Varet se kush e porosit anketën, kuptohet. Mund ta porosisë Qeveria, një parti politike që dëshiron të shohë se çfarë rreziku ndërmarrin me sjelljen e një vendimi të caktuar politik dhe nëse kompromisi që do ta bëjnë do të reflektohet në opinion më pozitivisht ose më negativisht. Mund ta bëjë ndonjë institut hulumtues i cili thjeshtë dëshiron ta analizojë disponimin e opinionit. Pra motivet mund të jenë të ndryshme – deklaroi Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.

Qeveria dhe elita politike e cila angazhohet për integrimin e vendit, sepse rrugë tjetër nuk ka nuk duhet të bazohet tek rezultatet e anketave, por duhet që të jetë në kuptimin e veprimit politik ta ndjek atë trajektore që e ka projektuar, e ajo është zgjidhja e emrit -tha Sefer Tahiri, komunikolog.

Ekspertët madje, theksojnë mungesën e një mekanizmi kontrollues të këtyre anketave i cili do të vlerësonte nëse janë respektuar ose jo standardet e nevojshme gjatë realizimit të anketës në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat