Sulmohet Branko Sinadinovski, profesori që pranoi identitetin e tij shqiptar - Bota Sot
Sulmohet Branko Sinadinovski, profesori që pranoi identitetin e tij shqiptar

Shkupi

E shtunë, 23 qershor 2018

Sulmohet Branko Sinadinovski, profesori që pranoi identitetin e tij shqiptar

Më: 5 mars 2018 Në ora: 19:57
Ilustrim

Sot në Shkup është sulmuar fizikisht themeluesi i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni, dr. Branko Sinadinovski.

Siç raportojnë mediat nga Shkupi, Branko Sinadinovski, është sulmuar sot në mesditë, para shtëpisë së tij në lagjen Aerodrom në Shkup.

Alsat raporton se Sinadinoivski është goditur fizikisht nga dy persona të panjohur.

Rasti është  paraqitur në polici, e cila po heton dinamikën dhe motivet e ngjarjeve.

Sinadinovski është  profesor universitar dhe ai u bë i njohur vite më parë për  opinionin, pas deklarimit të prejardhjes së tij etnike shqiptare dhe mbështetjes për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni.

Sinadinovski është me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test