Ndërpriten punimet, Nënë Tereza nuk do të qëndrojë në sheshin e Shkupit - Bota Sot
Ndërpriten punimet, Nënë Tereza nuk do të qëndrojë në sheshin e Shkupit

Shkupi

E martë, 25 shtator 2018

Ndërpriten punimet, Nënë Tereza nuk do të qëndrojë në sheshin e Shkupit

Më: 4 mars 2018 Në ora: 11:03
Ilustrim

Ministria e Kulturës ka paralajmëruar se do të anulohet marrëveshja për ndërtimin e shtatores së Nënë Terezës në një objekt grandioz me kompozicion skulpturash, që ishte paraparë nga qeverisja e kaluar, përmes një donacioni të premtuar nga biznesmeni kontrovers indian Subrata Roj, i cili anuloi gjithçka që kishte planifikuar për Maqedoninë.  Prishja e kontratës për ndërtimin e këtij projekti si pjesë e “Shkupi 2014” u bë e ditur nga ministri i kulturës, Robert Allagjozovski.

Sipas tij, donacioni nuk ishte realizuar dhe se tërë ngarkesa për realizimin e këtij projekti i ra buxhetit të shtetit dhe qytetarëve.

Ministri Allagjozovski theksoi se kompozicioni i skulpturave me ate të Nënë Terezës të planifikuar në shesh rrënon pamjet estetike dhe ngushton hapësirat dhe funksionalitetin e këtij sheshi.

Ai tha se kjo shtatore me pjesën tjetër është shprehje e një megalomanie që nuk ka asnjë lidhje me nobelisten Nënë Tereza. Por ai nuk ka folur për pllakën e vendosur në vendin ku ka qëndruar shtëpia e nobelistes shqiptare dhe për mundësinë e ngritjes së një përmendoreje pikërisht në ate lokacion që po ashtu është në sheshin e kryeqytetit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test