Në Shkup vidhen stoli ari dhe Sfarowski me vlerë prej mbi 15 mijë euro

Shkupi

Në Shkup vidhen stoli ari dhe Sfarowski me vlerë prej mbi 15 mijë euro

Më: 2 mars 2018 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup njofton se në një banesë në Shkup është kryer një vjedhje mjaft e rëndë.

Në banesën e personit L.J (62) nga Shkupi janë marrë stoli ari, dy orë dore për femra, si edhe disa komplete stolish Sfarowski.

Me këtë rast, keqbërësi ka arritur që në mënyrë të paligjshme të përfitoj 947.500 denarë (mbi 15 mijë euro). Ai ka arritur që me një mjet të përshtatshëm të hapë derën e banesës dhe të futet brenda.

Janë marrë të gjitha masat për të gjetur keqbërësin dhe për të zbardhur tërë rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat