Filloi vendosja e tabelave të reja të autostradës “Miqësia” në Shkup

Shkupi

Filloi vendosja e tabelave të reja të autostradës “Miqësia” në Shkup

Më: 1 mars 2018 Në ora: 22:10
Vendosja e tablevae

Filloi vendosja e tabelave me emrin e ri të Autostradës A1 nga Tabanoci në Bogorodicë. Ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” filluan t’i montojnë tabelat me emrin e ri “Miqësia”.

Vendimi për ndërrimin e emrit të Autostradës nga “Aleksandri i Madh” në “Miqësia” u soll muajin e kaluar.

Ndryshimin e emrit të autostradës dhe aeroportit e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev pas takimit me kryeministrin grek Aleksis Tsipras në Bruksel në muajin janar, si shenjë e miqësisë së mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat