Katër persona të lënduar në trembëdhjetë ndeshjet në Shkup

Shkupi

Katër persona të lënduar në trembëdhjetë ndeshjet në Shkup

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 11:22
Ilustrim

Katër persona janë lënduar në gjithsej 13 aksidente rrugore gjatë ditës së djeshme në territorin e SPB Shkup. Në 10 ndeshje janë shkaktuar dëme materiale.

Nga MPB informojnë se mbrëmë policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Gjashtë drejtues të automjeteve kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë janë sanksionuar për qëndrim të palejuar dhe tre shoferë nuk kanë poseduar pajisje të parapara dimërore në automjete.

Nga qarkullimi janë larguar tre shoferë para se të pajisen me të drejtën për drejtim të automjetit, si dhe dy automjete teknikisht të parregullta dhe katër automjete të paregjistruara. Janë gjetur 78 vetura të parkuara në mënyrë joligjore. Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit janë hequr 49 vetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat