Bashkia e Shkupit i përgjigjet Janko Baçevit për rrënimin e Xhamisë në rrugën Shkup-Tetovë

Shkupi

Bashkia e Shkupit i përgjigjet Janko Baçevit për rrënimin e Xhamisë në rrugën Shkup-Tetovë

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 18:44
Bashkia e Shkupit

Pasi u hoq busti i Andon Qoses, nisën edhe reagimet e disa personave të cilët nuk mbetën të kënaqur me këtë vendim. Janko Baçev, kryetar i partisë popullore maqedonase, i cili më herët ishte në koalicion me OBRM-PDUKM-në, kërkon që të rrënohen edhe buste tjera, të cilat sipas tij janë jolegale.

Por nga Bashkia e Shkupit thonë se nuk do të lejojmë që rrëfime të ndryshme të bëjnë ndarje fetare dhe kombëtare.

“Bashkia e Shkupit nuk do të lejojë të bëhet pjesë e ndarjeve të këtilla të pafundshme nacionaliste, e as të jetë i shfrytëzuar për politikat ditore të lira populiste të ndryshme. Institucionet duhet të kryejnë punën e tyre që mos të lënë hapësirë që këso raste të hapura të mund të shfrytëzohen si arsyetim për ndarje të reja në shoqërinë e këtij vendi”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Ndërsa sa i përket përmendores së UÇK-së në Çair, mbrëmë kryetari i Bashkisë, Petre Shilegov, tha se nuk mund të rrënoje atë pasi që nuk ekziston asnjë akt ligjor për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat