Panairi i mobiljeve në Shkup nuk mbahet sivjet, nuk ka hapësirë organizimi

Shkupi

Panairi i mobiljeve në Shkup nuk mbahet sivjet, nuk ka hapësirë organizimi

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Panair mobiliesh këtë vit nuk do të ketë. Manifestimi nuk ka ku të mbahet. Këtë informacion ditë më parë e kanë marrë nga Panairi i Shkupit kompanitë të cilat janë paraqitur për të marrë pjesë në manifestim.

Pas shitjes së sallave dhe vendit të panairit të Shkupit, organizimi i manifestimeve të panaireve mbetet i paqartë. Pronar i ri i lokacionit ku janë mbajtur panairet është Balfin Grup, Pas shitblerjes së vitit të kaluar, pjesë e manifestimeve të panairit janë realizuar në qendrën sportive Boris Trajkovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat