Prokuroria do t'i hetojë shkaqet për vdekjen e alpinistëve

Shkupi

Prokuroria do t'i hetojë shkaqet për vdekjen e alpinistëve

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 13:58
Prokuroria Publike e Shkupit

Prokuroria Publike e Shkupit punon për zbardhjen e tragjedisë në majën malore Kajmakçalan, në të cilën jetën e humbën alpinistët e Maqedonisë Kalina Velevska dhe Aleksandar Minovski.

“Prokurori publik kompetent i dha urdhër Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup  – Njësisë për krim të dhunshëm të bëhen kontrolle në Federatën e Sporteve Alpine në Maqedoni lidhur me atë kush, kur dhe si e ka organizuar ekspeditën alpiniste, cilat janë kushtet e nevojshme për një organizim të tillë dhe a janë përmbushur ato , si dhe rrethana të tjera”, kumtuan sot në mëngjes nga Prokuroria.

Në të njëjtën kohë, është dhënë urdhër të bëhen kontrolle edhe në shoqatën alpiniste “Transverzalec” – Shkup, aktet e tyre dhe vendimet në bazë të cilave organizohen ekspeditat alpiniste, kushtet e nevojshme që duhet të përmbushen, si dhe rrethanat nën të cilat është zbatuar ngjitja në Kajmakçalan.

Me urdhër të prokurorit kompetent duhet të sigurohen listat e thirrjeve të ardhura dhe të realizuara nga telefonat celularë të alpinistëve të cilët humbën jetën, shtohet në kumtesën e Prokurorisë.

Kalina Velevska dhe Aleksandar Minovski e humbën jetën më 10 shkurt duke u ngjitur në Kajmakçalan së bashku me një grup alpinistësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat