Katër persona të kafshuar nga qentë endacakë në Shkup - Bota Sot
Katër persona të kafshuar nga qentë endacakë në Shkup

Shkupi

E mërkurë, 15 gusht 2018

Katër persona të kafshuar nga qentë endacakë në Shkup

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 17:11

Katër persona nga Shkupi dje në polici kanë denoncuar kafshime nga qentë endacakë.

Nga MPB informojnë se dje në ora 12:15 në Stacionin Policor-Qendër S.P.(63) ka denoncuar se ditën e njejtë në ora 11:45 derisa ka qenë duke shëtitur me biçikletë nëpër rrugën “13 Nëntori” është sulmuar nga një grup i qenve endacakë dhe është kafshuar në pjesën nën gjurin e djathtë.

Gj.I.(38), dje në ora 15:00 në Stacionin policor-Qendër ka denoncuar që ditën paraprake rreth orës 11 është sulmuar dhe kafshuar nga një qen endacak në pjesën e pasme tv këmbës së djathtë.

Dje në ora 14:40 në Stacionin policor-Gjirçe Petrov, S.M.(59) ka denoncuar se më 1 shkurt në rrugën “Lluka Gerov” është kafshuar nga një qen endacak. Ditën e njejtë, poashtu në Stacionin policor-Gjorçe Petrov personi V.R.(60) ka denoncuar se në ora 10:30 është kafshuar në këmbën e majtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test