Aksident rrugor në Shkup, katër të lënduar

Shkupi

Aksident rrugor në Shkup, katër të lënduar

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 21:39
Ilustrim

Katër persona janë lënduar në aksident komunikacioni që ka ndodhur në sot pasdite në bulevardin “Boris Trajkovski” në lagjen Kisella Voda të Shkupit.

Siç informojnë nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur në ora 17 e 50 minuta ndërmjet veturave “Audi” dhe “Seat”, të dyja me targa të Shkupit.

“Në këtë aksident janë lënduar katër persona të cilët janë dërguar në Klinikën për kirurgji “Shën Naumi i Ohrit”, thonë nga MPB. Ekipe policore kryejnë ekspertizën në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat