Nimetz viziton Shkupin, do të takojë elitën politike, pritet me protesta

Shkupi

Nimetz viziton Shkupin, do të takojë elitën politike, pritet me protesta

Më: 31 janar 2018 Në ora: 08:50
Ndërmjetësuesi i OKB-së, Matthew Nimetz

Ndërmjetësuesi i OKB-së, Matthew Nimetz do të qëndrojë sot në Shkup, pas përfundimit të vizitës dhe takimeve në Athinë me qeveritarët grek.

Edhe në Shkup takimet e tij do të jenë me qeveritarët dhe elitën politike për të diskutuar detajet plotësuese rreth bisedimeve për emrin e Maqedonisë.

Përndryshe, Nimetz deklaroi mbrëmë se rrethanat janë krijuar dhe se është koha t’i jepet fund çështjes 25 vjeçare ndërmjet dy shteteve fqinje.

Nimetz do të pritet në Shkup edhe me protesta që organizohen kundër bisedimeve dhe kundër ndryshimit të emrit të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat