16 aksidente komunikacioni gjatë fundjavës në Shkup

Shkupi

16 aksidente komunikacioni gjatë fundjavës në Shkup

Më: 29 janar 2018 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 16 aksidente, në të cilat pesë persona janë lënduar lehtë dhe një person ka marrë lëndime të rënda. Në 10 aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga policia njoftojnë se gjatë aktiviteteve të ndërmarra janë ndëshkuar shumë vozitës.

102 vozitës kanë drejtuar makinën me shpejtësi më të madhe se e lejuara. 32 janë përjashtuar nga komunikacioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat