Dy persona janë vetëvrarë, ndërsa një vajzë ndodhet në gjendje kritike

Shkupi

Dy persona janë vetëvrarë, ndërsa një vajzë ndodhet në gjendje kritike

Më: 24 janar 2018 Në ora: 14:30
Ilustrim

Një djalë nga fshati Taor i Shkupit e ka vrarë vetëveten, një i dënuar në burg është varur dhe pas asaj ka ndërruar jetë, ndërsa një vajzë 24-vjeçare është hedhur nga dritarja e ndërtesës.

Vajza, sipas njoftimeve të mjekëve është në gjendje kritike.

Sipas policisë, dje rreth orës 7 e 30 në fshatin Taor në një dhomë të shtëpisë e ka vrarë vetveten me armë I.B (26)

Gjithashtu dje një i dënuar me burg të përjetshëm ka kryer vetëvrasje në burgun e Idrizovës. Bëhet fjalë për tashmë të ndjerin me iniciale I.M i lindur në vitin 1979 nga Kërcova. Rastin e konfirmuan edhe zyrtarë të institucionit ndëshkues të cilët shtuan se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

I.M në burgun e Idrizovës ndodhej nga viti 2005 ndërsa deri më tani ka provuar edhe 3 herë tjera të kryej vetëvrasje por është shpëtuar nga të burgosurit tjerë. Sipas burimeve nga të burgosurit, motiv për vetëvrasjen ishte mos përfshirja e veprës tij në ligjin për amnisti.

Të dy trupat e të vetëvrarëve janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Gjyqësore për autopsi.

Sot në mëngjes rreth orës 03.30 në ndërtesën në Shkupit nga dritarja është hedhur A.K (24) nga Shkupi. Policia menjëherë ka dalë në vend ngjarje. Ajo menjëherë është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” për mjekim dhe është në gjendje kritike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat