Ndërtimet “ngulfasin” Çarshinë e Vjetër në Shkup

Shkupi

Ndërtimet “ngulfasin” Çarshinë e Vjetër në Shkup

Më: 20 janar 2018 Në ora: 17:39
Ilustrim

Ndërtimet e reja dhe të njëpasnjëshme nga dita në ditë po ngulfasin Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Mbindërtimet shtesë të kafeneve, restoranteve dhe objekteve tjera të ndryshme humbin dhe zbehi arkitekturën e dikurshme të Çarshisë. 

Qytetarët e anketuar për Alsat thonë së ndërtimet të tilla nuk duhet të lejohen veçanërisht në pjesët që më historike.

"Hapësira është shumë e ngushtë edhe për të kaluar, ja e shihni edhe vetë. Lejet që jepen për të ndërtuar e mbi ndërtuar, çarshisë ja humbasin atë autentikën. Çarshia e Vjetër duhet të mbetet e tillë, të riparohet, të rregullohet por prapë të mbetet në stilin e vjetër, me pamje të vjetër siç ishte në kohën e më hershme.”

"Po është e zënë pak por çfarë të bëjmë. Po, humbet ajo pamja e vjetër e Çarshisë. Duhet që ndërtimet e reja të bëhen në përputhje me ato të vjetrat që janë në Çarshi.”

"Ajo që ishte më herët në Çarshinë e vjetër në Shkup gjithsesi se po humb. Unë mendoj se nuk është mirë kjo që po ndërtohet kështu. Po humbet historia" – ankohen qytetarët.

Ndërkohë shumë qytetarë u shprehën nostalgjik për pamjen e dikurshme të Çarshisë dhe për jetën që ofronte ajo në kohërat e kaluara.

Siç thonë ata lëvizja e njerëzve, jeta shoqërore që zhvillohej, arkitektura e bukur, ishin disa nga elementet që ia shtonin edhe më shumë bukurinë kësaj qendre.

"Më kujtohet si student kur isha, ishte shumë mirë. Edhe tani është ambienti i mirë por nuk e di sa njerëzit e kanë atë ndjenjë. Çarshinë e Vjetër të gjithë e dimë me bukuritë, me arkitekturë të vjetër e të bukur, me shoqëri, etj."

"Çarshia e vjetër ka pasur shumë dallim prej kësaj të tashmes. Shumë më e zhvilluar ka qenë. Pamja ishte shumë më ndryshe, tash është ndërtuar pak dhe është bërë pak më ndryshe. Çarshia Vjetër ishte shumë më e mirë, kishte më shumë lëvizje. Normal që humbet nuk mund ta zëvendësojnë atë të vjetrën që ishte"- shprehen qytetarët.

Çarshia e Vjetër ishte ndër qendrat e para dhe më të mëdha në Ballkan. Ajo u dëmtua nga tërmetet e viteve 1555 dhe 1963, si dhe nga dy luftërat botërore.

Pas rindërtimit të disa objekteve, arkitekturës osmane dhe bizantine iu shtuan edhe elemente të arkitekturës moderne. Në vitin 2008 ajo u përfshi nën mbrojtjen ligjore si objekt i trashëgimisë së veçantë kulturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat