Shkup, 10 aksidente dhe 14 persona të përjashtuar nga komunikacioni

Shkupi

Shkup, 10 aksidente dhe 14 persona të përjashtuar nga komunikacioni

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 21:42
ilustrim

Shtatë persona janë lënduar më lehtë në pesë prej gjithsej 10 aksidenteve të regjistruara gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale.

Siç informon MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve.Dyzet e tre shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara dhe tre shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe. Katërmbëdhjetë persona janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 10 shoferë të cilët nuk e kanë fituar të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy shoferë fillestarë. Janë sanksionuar katër këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Janë sanksionuar 41 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit, janë larguar 88 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat