Sot fillon gjykimi për rastin "Treqind"

Shkupi

Sot fillon gjykimi për rastin "Treqind"

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 11:44
Në Gjykatën penale të Shkupit

Në Gjykatën penale të Shkupit sot duhet të mbahet seanca e parë për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike e njohur si “Treqind” në të cilën është akuzuar ish-ndihmësministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me furnizimin publik të 300 automjeteve.

Ai dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski në mënyrë joligjore ka ndarë kontrata për shitblerje dhe mirëmbajtje të automjeteve të Porshe Maqedoni SHPKNJ Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup, Bohemia Automobili Rous SHPKNJ Shkup, Kolevski SHPK Shkup dhe “Auto Kuka” SHPK Shkup të përzgjedhura si oferta më të volitshme ekonomike.

Në lëndën “300” sipas vendimit të Gjykatës së Apelit bisedat e përgjuara mund të shfrytëzohen si material dëshmues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat