Serbia kthen misionin diplomatik në Shkup

Shkupi

Serbia kthen misionin diplomatik në Shkup

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 16:18
Ambasada e Serbisë në Shkup

Stafi i ambasadës së Serbisë do të kthehet në Maqedoni, pas tensioneve të shkurtra diplomatike midis dy fqinjëve.

Ambasada serbe ka konfirmuar se ka rinisur aktivitetet e rregullta konsullore të premten.

Ministria e Jashtme e Serbisë tha se ambasadori i saj do të kthehet më 31 gusht.

Serbia e ka tërhequr gjihë stafin diplomatik të dielën, duke e akuzuar Maqedoninë për planfikim të “veprimeve armiqësore” kundër interesave serbë.

Maqedonia ka mohuar çdo veprim të papërshtatshëm dhe ka thënë se nuk ka spiunuar dhe nuk planifikon të spiunojë fqinjin e saj.

Të mërkurën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, janë pajtuar të punojnë së bashku për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe përmes dialogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat