Nuk kanë ujë për pije, protestojnë sërish banorët e lagjes Vizbeg të Shkupit

Shkupi

Nuk kanë ujë për pije, protestojnë sërish banorët e lagjes Vizbeg të Shkupit

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 17:04
Ilustrim

Alsat-M bën të ditur se banorët e lagjes Vizbeg të Bashkisë së Shkupit kanë protestuar përsëri për mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Banorët e kanë bllokuar sërish bulevardin “Sllovenia” në Shkup në shenjë revolte për shkak të mungesës së ujit të pijshëm në një pjesë të madhe të lagjes së Vizbegut tanimë një kohë të gjatë.

Banorët shprehen të revoltuar dhe kërkojnë të ndërmerren masa urgjente për furnizimin e tyre me ujë të pijshëm.

Madje i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse, posaçërisht politikanëve shqiptarë që të vizitojnë banorët dhe të shohin nga afër problemet me të cilat ballafaqohen me dekada të tëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat