Katër të vrarë, vëllai vret vëllanë dhe djemtë e vëllezërve, më pas vetëvritet

Shkupi

Katër të vrarë, vëllai vret vëllanë dhe djemtë e vëllezërve, më pas vetëvritet

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 11:32
ilustrim

(E plotësuar) - Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë informacionet e para për vrasjet në Gllumovë. Policia njofton se fillimish vrasësi, të cilin policia e prezanton me inicialet Sh. S. (Shaban Sulejmani v.j.) ka kryer vrasjet në Gllumovë dhe në hyrje të fshatit Kondovë.

Policia shpjegon se vrasësi ka bërë vetëvrasje gjatë tentimit për arrestim nga ana e pjesëtarëve të njësitit Alfa.

“Sot rreth orës 10 nga ana e një personi është kryer vrasje e tre personave, një është vrarë në fshatin Gllumovë dhe dy në Kondovë. Njësiti Alfa ka kërkuar vrasin në fshatin Gllumovë, por i dyshuari ka kryer vetëvrasje. Vdekja u konstatua nga ndihma e shpejti dhe vrasësi dyshohet të jetë Shaban S. nga Gllumova. Tani pritet të kryhen hetimi për motivin e vrasjes si dhe të konfirmohet vrasësi”, tha Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski.

Ekipet e policës kanë dalur në terren për t’i bërë hetimet e nevojshme dhe për ta zbardhur rastin.

Katër të vrarë në Gllumovë të Sarajit

Nga informacionet e fundit mësohet se në Gllumovë të Sarajit  ka ndodhur vrasje e katërfishtë.

Dorasi është Shaban Sulejmani fillimisht e ka vrarë vëllun e vet Avdylin, më pas edhe djalin e Avdylit Muminin.

Ai ka vijuar më tej duke vrarë edhe djalin e vëllaut tjetër, Arianin. Pas kësaj e ka vrarë edhe veten. MPB theksoi se do të jap detaje për vrasjen makabre.

Sipas banorëve, vrasja ka ndodhur kur viktimat kanë shkuar te dorasi për t’ia uruar festën e Fitër Bajramit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat