Sot në Shkup do të shënohet Dita e NATO-s

Shkupi

Sot në Shkup do të shënohet Dita e NATO-s

Më: 4 prill 2017 Në ora: 08:29
Ilustrim

Në organizim të Këshillit Euro-atlantik të Maqedonisë, kurse në bashkëpunim me MMM-në, ambasadat kontaktuese të NATO-s në Maqedoni dhe zyra e NATO-s në të cilën rregullisht brifohet për progresin e RM-së në NATO proceset integruese, sot në Shkup do të mbahet Dita e NATO-s, 4 Prilli.

Ngjarja ka për qëllim promovimin e historisë, vlerave dhe qëllimeve të Aleancës, si dhe theksimin e rëndësisë së integrimeve euroatlantike për Maqedoninë, njofton AIM.

Është paralajmëruar fjalim i ministrit Zoran Jolevski, i kryetarit të Këshillit Euro-atlantik të Maqedonisë, Ismet Ramadani, i ambasadorëve të SHBA-së, Kroacisë dhe Spanjës si dhe i drejtuesit të Zyrës së NATO-s në Shkup, Gorazd Bartol.

Dita e NATO-s është ngjarje tradicionale që shënohet në të gjitha vendet anëtare të Aleancës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat