Në aeroportin e Shkupit, udhëtarit i konfiskohen mbi 100 mijë euro

Shkupi

Në aeroportin e Shkupit, udhëtarit i konfiskohen mbi 100 mijë euro

Më: 5 janar 2017 Në ora: 13:42
Aeroporti i Shkupit

Doganierët nga aeroporti ‘Aleksandri i Madh’ dje kanë konfiskuar 105.000 euro nga shtetasi i Maqedonisë M.Lj., i cili duheshte të udhëtojë përmes Stamboll për në Dubai.

Nga Drejtoria e doganës thonë se gjatë kontrollit në shiritin nën bluzë i është gjetur dy paketa të mbështjellura në letër të bardhë, në të cilën kishte 107.000 euro. Ligjërisht është e mundur të mbahen me vete vetëm 2 mijë euro, kurse paratë tjera, 105 mijë euro i janë marrë përkohësisht.

Në vitin 2016 përshkak të mosrespektimit të Ligjit për çështje devizore, Drejtoria e doganës përkohësisht mba devizën në kundërvlerë nga 604.394 euro dhe 199.000 denarë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat