Prerje simbolike e degëve për natën e krishtlindjeve në Shkup

Shkupi

Prerje simbolike e degëve për natën e krishtlindjeve në Shkup

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 18:52
Ilustrim

Këshilli për festimin e Natës së Krishtlindjeve në vendin Govërllevska Krasta, sot organizoi mbledhjen tradicionale të degëve për natën e krishtlindjeve, simbol ky i lumturisë, diellit dhe jetës.

Në mënyrë solemne, degët u prenë nga kumbari për Natën e rishtlindjeve Radko Manov i cili tha:

“Unë si kumbari i zgjedhur për Natën e Krishtlindjeve do të përpiqem të paktën të kontribuoj në këtë proces, sepse kjo gjë tani po bëhet një traditë e rëndësishme në Qytetin e Shkupit”, tha ai.

Manov foli edhe për rëndësinë që ka ky akt, për simbolikën e degës së Natës së Krishtlindjeve dhe potencoi se kjo traditë ka një rëndësi të madhe andaj duhet t’u bartet edhe gjeneratave të ardhshme.
Këtë ngjarje për natën e krishtlindjeve tradicionalisht për 25-tën herë në Shkup e organizon shoqatat qytetare “Këshilli”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat