Incident i armatosur në Shkup, plagoset një person

Shkupi

Incident i armatosur në Shkup, plagoset një person

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 08:06
Ilustrim

Në udhëkryqin në mes të rrugës ”Partizanët” dhe rrugës ”Parisi” në Shkup, ka ndodhur një incident me armë, me ç’rast është plagosur një person.

Incidentit i ka paraprirë një ndjekje veturash. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një sulm, ku vetura e të sulmuarit është rrokullisur.

Jozyrtarisht, media mëson se është sulmuar D.T nga Gjorçe Petrovi. Ai është plagosur gjatë vozitjes së veturës së tij, prandaj edhe ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat