Hapet tenderi për ndërtimin e qendrës klinike në Shkup

Shkupi

Hapet tenderi për ndërtimin e qendrës klinike në Shkup

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 15:25
Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë sot në një konferencë bëri të ditur se në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian është publikuar tenderi për ndërtimin e Qendrës së re Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup.

“Ky projekt është pritur një kohë të gjatë dhe përfaqëson një seri të investimeve në shëndetësi të bëra gjatë periudhës së kaluar. Qendra klinike “Nënë Tereza” do të jetë kompleksi më i madh shëndetësor në Republikën e Maqedonisë, me hapësirë prej 17 hektarë, e cila do të përbëhet nga 32 subjekte të pavaruara me personel të përgjithshëm prej 3400 personash, nga të cilët 2300 do të jenë në personelin medicinal dhe 1100 në personelin administrativ dhe teknik”, deklaroi Nikolla Todorov.

Ai gjithashtu theksoi se gjatë një viti, në klinikë kurohen rreth 75000 pacientë me një total prej 450000 ditëve spitalore me mesatare të qëndrimit prej 6.1 ditë për person. Me publikimin e sotshëm të tenderit fillon afati i dorëzimit të ofertave dhe marrjen e dokumentave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat