Në Shkup hapet ekspozitë për personat me nevoja të veçanta

Shkupi

Në Shkup hapet ekspozitë për personat me nevoja të veçanta

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 10:23
Ilustrim

Ambasada suedeze në Shkup, në bashkëpunim me Institutin suedez, sot në ora 19, në Shtëpinë e ARM-së, do të hapin ekspozitën ”Qasje” dhe ”Dizajn për një jetë të dinjitetshme”.

Në ekspozitën ”Qasje” do të ekspozohen 14 fotoportrete të 14 suedezëve me nevoja të veçanta, të shkrepura nga fotografi Markus Marçetiq, si edhe fotoportrete të 11 maqedonasve, të shkrepura nga fotografi Tomisllav Georgiev.

Këto 25 fototregime prezantojnë sfidat, e më shumë, të arriturat e personave me nevoja të veçanta në Suedi dhe Maqedoni.

Ekspozita ”Dizajn për një jetë të dinjitetshme” përmban 22 prodhime – zgjidhje inovative të destinuara për lehtësimin e jetës së personave me nvoja të veçanta dhe kujestarëve të tyre.

Ky aktivitet do të jetë i hapur deri më 16 tetor të këtij viti, ndërkaq nga 13 e deri më 15 tetor, do të organizohet një kongres ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat