Konferencë regjionale për sigurinë në rrugë

Shkupi

Konferencë regjionale për sigurinë në rrugë

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 13:27
Pamje nga konferenca

Sot në Shkup filloi punimet Konferenca e pare ndërkombëtare për sigurinë në rrugë "Menaxhimi i sigurisë rrugore në Evropën Juglindore, sfidat dhe veprimet".

Konferenca është organizuar nga Këshilli Republikan i Maqedonisë për sigurinë në trafikun rrugor dhe po mbahet në patronatin e Presidentit të Republikës të Maqedonisë z. Gjorgje Ivanov.

Në konferencë përveç zyrtarëve nga Qeveria e Maqedonisë merr pjesë edhe drejtori ekzekutiv në Këshillin evropian për sigurinë në rrugë (ETSC), z. Antonio Avenoso dhe përfaqësues të shumtë nga Institucionet arsimore dhe organizatat e ndryshme nga Maqedo nia, regjioni dhe Evropa.

Në panelin e parë të diskutimit janë paraqitur drejtuesit e Këshillit vendor për sigurinë në trafikun rrugor dhe përfaqësuesit e këshillave/asociacioneve nga shtetet e regjionit si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Bullgaria dhe Greqia. Kosova në këtë panele  përfaqësohej nga Asociacioni Kosovar i Mototrizimit AMRKS.

Në këtë Konferencë po marrin pjesë një numër i konsideruar i përfaqësuesve të tjerë të institucioneve nga Kosova, si nga Policia e Kosovës, profesor dhe ekspertë të çështjeve të trafikut.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat