Caktohet data e seancës së parë për një lëndë të PSP-së në Shkup

Shkupi

Caktohet data e seancës së parë për një lëndë të PSP-së në Shkup

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 16:13
Ilustrim

Gjykata penale e Shkupit ka përpiluar lëndë për njërën nga akuzat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), respektivisht për ndodhitë në komunën Qendër të Bashkisë së Shkupit.

Gjykatësi e ka caktuar seancën e parë për më 21 nëntor, në ora 10, ndërkaq palëve u është dërguar ftesë për në gjyq, si edhe kopje e propozim-akuzës.

Përndryshe, PSP-ja dorëzoi aktakuzë që lidhet me ngjarjet në këtë komunë, kur është tentuar të ushtrohet dhunë ndaj kryetarit të kësaj komune, Andrej Zhernovski, gjatë mbledhjes së Këshillit të komunës Qendër. Akuvat dalin pas publikimit të përgjimeve të paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat